Grumbullimi i armëve - (9 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Misioni i madh i grumbullimit të armëve si një nga çështjet delikate të vendit tonë, kohët e fundit ka mobilizuar të gjitha forcat e policisë. Kështu forca të policisë në 6 rrethe të vendit brenda një dite grumbulluan 409 armë të ndryshme dhe rreth 200 mijë fishekë.

Aksionet u organizuan nga policitë e rretheve të Beratit, Tepelenës, Kuçovës, Elbasanit, Devollit dhe të Pogradecit. Veç 370 pushkëve, 34 automatikëve, 5 mitralozëve të lehtë dhe të rëndë. Afro 200 mijë fishekë u mblodhën dhe shumë granata dore dhe kundra tanke, granatahedhësa e flakëhedhësa.

Burime të ministrisë së rendit publik tha se grumbullimi i armëve dhe municioneve u realizua në vazhdim të aksioneve për mbledhjen e tyre në mënyrë vullnetare dhe në kontrolle të banesave./tvklan.al