Natalina Çea mbrëmje lamtumire - (25 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Natalina Çea ka kaluar sonte orët e fundit në Shqipëri, ku qëndroi për rreth 3 vejt e paguar nga Komisioni Europian. Pak çaste më parë Çea është ndarë nga miqtë dhe armiqtë e saj, që nuk i pati të paktë gjtë kohës që u përzie me doganat shqiptare. Megjithat në mbrëmjen e sotme të ndarjes së zonjës Çea me shqipërinë dhe shqiptarët, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe shija e dorëheqjes disa ditë më parë dhe akuzat e saj për pushtetarët e lartë.

Anastas Angjeli, ministër i Financave:- ?Kam pershtypjen qe edhe ju duhet te keni rene ne gracken e shtypit, pasi zonja Çea ne nje interviste i ka pergenjeshtruar akuzat. Mua me vjen mire qe ajo nuk ka rene ne lojen e shtypit?.

Në këtë mbremje ka ardhur edhe presidenti Rexhep Mejdani, i cili si gjithmonë e ka falenderuar atë për misionin e përfunduar. Nuk ka munguar as kreu socialist Fatos Nano dhe pse në kohën kur ai ishte kryeministër zonjusha italiane kishte shumë herë më pak kompetenca se çdo të kishte më pas. Ndërkohë opozitarët duket se i ka përfaqësuar vetëm Sabri Godo.

Gjithsesi mbrëmja e lamtumirës së zonjës Çea, për tre vjet shefe e ?CAM Albanias? në Shqipëri tregoi edhe njëherë se të paktën ndarja ishte miqësore./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Category

📺
TV

Recommended