BE izolon qeverinë austriake - (1 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Bashkimi Europian ka bërë të ditur së do të izoloj çdo qeveri austriake, ku të përfshihet partia e Hajder. Një veprim ky i bllokut të 15 shteteve që mund të shkaktoj krizën politike më të mprhtë të këtij vendi që nga lufta e dytë botërore. Liderit politikë austriakë u takuan sot për të diskutuar sot hapat që do të marrin pas kërcenimit të BE-së, se do të ftohen marrëdheniet në rast hyrje në pushtet të partisë së liderit të së djathtës ekstreme Hajder. Kjo është një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedent në veprimin austriak. Ne po ballafaqohemi me një dilem të vërtetë është shprehur Ursula Stenzel, anëtare e Parlamentit Europian, për Partinë Popullore, e cila sot po zhvillon bisedimet për formimin e një qeverie të re me të djathtën ekstreme.

Komisioni Europian ka filluar sot një takim emergjence, për të diskutuar kërcënimin e bërë nga BE, se do të ashpërsoj marrëdhëniet më çdo qeveri austriake, ku do bëjë pjesë partia e së djathtës ekstreme./tvklan.al