Hajdaraga me ambasadorin e qendrës Marshall - (10 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Ju falenderoj në emër të qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së Mbrojtjes për kontributin që qendra Marshall ka dhënë në trajnimin e ushtarakëve dhe të politikanëve të rinj shqiptar?, u shpreh kështu sot në një takim me ambasadorin e qendrës Marshall Jakoviç, ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, duke e vlerësuar këtë takim si një kontakt mjaft të rëndësishëm pune.

Ministri Hajdaraga i kërkoi ambasadorit Jakoviç një bashkëpunim intensiv në mbeshtetje të bashkëpunimit të programit të kursit të tretë të kolegjit të mbrojtjes, i cili pritet të rihapet pas dy vjet ndërprerje.

Qendra Marshall ose qendra e studimit të politikave të sigurimit, në Gjermani trajnon kuadro ushtarak, politikan, parlamentar, punonjës të administratës shtetërore nga e gjithë bota, për zgjidhjen e krizave dhe të konflikteve rajonale. Deri tani në auditoret e kësaj qendre janë trajnuar nga shqipëria rreth 36 vetë, numër që siç u shpreh kryeushtaraku shqiptar, dëshirojmë të rritet në të ardhmen.

Duke falenderuar për pritjen ambasadori Jakoviç shprehu kënaqësinë e tij për rezultate që studentët shqiptar të kësaj qendre kanë arritur jo vetëm gjatë periudhës së trajnimeve por dhe në situatat e krizës që kaloi shqipëria dhe i gjithë rajoni i ballkanit./tvklan.al