Bajram Yzeiri për grumbullimin e armëve - (8 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetari:- Zoti Yzeiri cilat janë përpjekjet që do të bëjë ministria e rendit në kuadër të programit të çarmatimit?

Bajram Yzeiri:- "Është hartuar një program i veçantë në zbatim të ligjit për grumbullimin e armëve. Presim miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për të krijuar strukturën e veçantë. Mbi këtë bazë menjëherë janë përgatitur aktet normative që në çdo drejtori të policisë në prefektura, ngrihen komisione të veçanta, grupe të veçanta për të punuar në mënyrë të organizuar.
Informacioni po përpunohet nga policia lidhur me personat që kanë armë dhe municione. Fillimisht do vihet dorë te personat që kanë tendenca për të kryer akte kriminale, megjithatë ne edhe pa u miratuar vendimi në disa prefektura po ecim shumë mirë".

Gazetari:- Ka evidenca të sakta se cili është numri i armatimit në duart e popullsisë civile dhe a do të detyrohen qytetarët ti dorëzojnë apo në mënyrë villnetare do kthehen?

Bajram Yzeiri:- "Evidenca të sakta ka lidhur me sasinë e armatimit dhe municionit që është vjedhur nga depot e ushtrisë kurse gjendja faktike në popullatë nuk mund të përcaktohet sepse ka lëviz armatimi nga njëra dorë në tjetrën, biles edhe jashtë vendit. Lidhur me metodat që duhen përdorur kuptohet që do të përdoret në radhë të parë kriteri vullnetar dhe pastaj ai detyrues deri edhe te ndjekja penale"./tvklan.al

Gzetar ? Vladimir Lame