Kompania DEKA 4-vjetori - (11 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kompania DEKA ka festuar sonte me madhështi, katër vjetorin e krijimit të saj. Në kodrinën në perifeinë e Tiranës pranë fshatit Sauk është ngritur katër vjet më parë e para fabrikë e detergjenteve në Shqipëri. Këto prodhimë kanë pushtuar te gjitha tregjet e shqiperisë, të kosovës dhe në disa vende europiane.

DEKA çdo vit ka hedhur prodhime të reja e cilësore, me çmime të favorshme për konsumatorët shqiptar. Pranë DEKA-s punon një staf teknik i specializuar prej 270 vetash. Në planin strategjik të kompanisë DEKA zë vend kompleksi i ri i prodhimit të mallrave të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Synohet të prodhohet 10 ton vaj i rafinuar nga 120 ton luledielli në ditë, 20 ton margrinë, mish i përpunuar pule etj.

Në ceremoninë festive të organizuar në selinë qëndrore të DEKA-s ishin të pranishëm njerëzit më të njohur të biznesit shqiptar, ministra, ambasadorë dhe numri një i FMN-së në Tiranë.

DEKA është pjesmarrëse në disa spektakle bukurie dhe në panairet brenda dhe jashtë shqipërisë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Category

📺
TV

Recommended