Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në gjyq - (28 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Rreth 20 shkrimtar anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ulen në një tryez pune. Shkaku ka qenë se ka gati dy vjet që kjo lidhje ndodhet në gjyq me qeverinë për çështjen e godinës. Pas diskutimeve të shumta shkrimtarët kanë vendosur për hartimin e një pedicion drejtuar qeverisë për ndryshimin e vendimit të marrë. Ky vendim është marrë për kalimin në perdorim pa shpërblim të mjediseve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Qendren Kulturore Franceze. Ndërkohë që nesër pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore. Për këtë problem kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Xhevahir Spahiu, u shpreh:

Xhevahir Spahiu:- ?Çështjet që u diskutuan në këtë tryezë ishin çështja e godinës se ne jemi në gjyq me qeverinë, nga që ka marrë një vendim anti-ligjor. Godinën tonë ua jep të gjithën të huajve kurse nuk thuhet asnjë fjalë në vendim se ku do të shkojë ky institucion 55 vjeçar, tempulli i letërsisë dhe arteve shqiptare?.

Por Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka edhe mjaftë probleme të tjera. Kështu janë diskutuar problemi i institucionalizimi të krejt lidhjes, të administratës dhe krijimtarisë artistike./tvklan.al

Recommended