Opozita për komisionin e paktit - (23 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike i thotë jo komisionit për paktin e stabilitetit. Edhe pse ky komision ka nisur sot punën përfaqësuesit e opozitës kanë munguar. Nënkryetari i PD Jemin Gjana ka konfirmuar për Tv Klan se PD nuk do të marrë pjesë në komision. Ndërkohë deputetët reformator i kërkojnë PD të bëhet pjesë e këtij komisioni.

Tritan Shehu:- ?Pavarësisht nga objeksionet që unë personalisht kisha për krijimin e këtij komisioni, tashmë që ky komision është krijuar unë mendoj që PD duhet të marri pjesë në këtë komision për të hënë fjalën e saj dhe për të dhënë kontributin e tij. Pra unë them që PD duhet të marri pjesë në këtë komision?.

Por dhe vetë reformatorët megjithë ftesën e marrë nga drejtuesit e komisionit të paktit të stabilitetit nuk do të marrin pjesë në këtë komision jashtë vendimeve zyrtare të PD-së./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Category

📺
TV

Recommended