Bllok bota Kuba, Afrika përmbytje - (28 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mijra qytetar kubanez kanë protestuar sot në shenjë proteste në Havana. Dy kanë qenë çështjet kryesore që kanë detyruar këta qytetar të manifestojnë, konflikti diplomatik midis SHBA dhe Kubës. Qytetarët kanë protestuar për largimin nga tërritori amerikan i zv/sekretarit të marrëdhënieve të sigurimit në SHBA. Gjithashtu para një jave është arrestuar në Majami kryetari i zyrës së emigracionit kubanez, pasi flitej se abuzonte me detyrën. Por ajo që është më e rëndësishme për qytetarët kubanez është çështja e vogëlushit Gonzales.

Vazhdon gjendja e rëndë e përmbytjeve në Mozanbik. 125 veta kanë vdekur deri tani nga shkatërrimet e fundit të uraganit ndodhur disa ditë më parë. Evakuoen nga helikopterët amerikanë rreth 1800 persona. Cikloni Lin i cili ka goditur kufirin e Mozambikut me Afrikën e Jugut deri tani është më i rëndi në historinë afrikane.

Sot në mbrëmje në kufirin e Britanisë së Madhe është future qeni i parë me pasaportë ndërkombëtre. 100 vjet që ky ligj i kërkuar nga mbretëria pritej të miratohej. Para disa ditësh ai u vulos përfundimisht në zyrat mbretërore./tvklan.al