Ben Blushi për shkarkimin - (27 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ben Blushi:- ?I takon kryeministrit të japi sqarimet për këtë gjë, normalisht kësaj jave duhet të mblidhet një nga forumet kryesore të PS, që është kryesia dhe jo thjesht për rastin tim por duke marrë edhe këtë gjë në konsideratë se është një shkelje dhe një ofezë, të shqyrtoj dhe të kërkojë shpjegime nga kryeministri për ato që ai ka shprehur. Kështu ai mbetet të provoj nëse është serioz dhe vërtetë mendon atë që ka thënë dhe kam përshtypjen se është ai që duhet të flasi dhe jo unë më. Në parim mendoj se nuk mund të vazhdohet me imoralitet, me sekrete e lloj lloj tavolinash, nuk mund të vazhdohet më me hipokrizi dhe me ministra të papërgjegjshëm, të cilët jo vetëm në tavolinën me zonjën Ollbrajt kanë pranuar të bëhen ortak me kryeministrin, por kanë vazhduar serinë e dytë dje me shkarkimin tim dhe vazhdojnë të qeverisin në mënyrë të papërgjegjshme duke mashtruar edhe partinë, ndërkohë që janë njjë minorancë në PS?./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori