PD fajeson qeverine per ngjarjet e Kukesit (16 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeveritarët si shkaktarë të ngjarjes së djeshme në Kukës. Sipas saj kjo ngjarje është dëshmi e shtetit virtual dhe falsifitetit për vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend, shembull i qartë i një shteti të korruptuar i cili të vetmen mënyrë për t'u përballur me qytetarët e tij ka konfrontimin.
Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike Edi Paloka, qytetarët e Kukësit që shohin çdo ditë maunet e Zelos dhe botet me naftë të Angjelit, janë të detyruar të paguajnë taksat për një thes miell apo një trastë me perime. Këta qeveritarë të pacipë tha Paloka guxojnë t'u kërkojnë taska qytetarëve të thjeshtë edhe për bukën e gojës dhe këtë e bëjnë në emër të kuftës kundër kontrabandës. Sipas PD-së, policia ishte ajo që provokoi dhe solli revoltën e qytetarëve të Kukësit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended