Avokati i Popullit Ermir Dobjani intervistë - (17 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në një zyrë të thjeshtë avokatie përballë ish-parkut Rinia në Tiranë, 47 vjeçari Ermir Dobjani ka nisur sot punën e përditshme si avokat, por me një dallim pas zgjedhjes nga parlamenti mbrëm avokati i parë i popullit. Në intervistën e parë për mediat shqiptare Ermir Dobjani i përgjigjet pyetjeve nëse ka ndikuar politika në pikpamjet e tij si dhe për rolin që dyhet të luaj gjyqësori e në veçanti institucioni i Avokatit të Popullit në shërbim të qytetarëve.

Ermir Dobjani, Avokati i Popullit:- ?Për mua nuk kanë votuar vetëm deputet socialist dhe të koalicionit ?Aleanca për Shtetin?, por edhe deputetët e opozites. Mund të përmend psh. Zotin Meksi që ishte edhe anëtar komisioni ose zoti Laço, por vetë zoti Meksi më takoi dhe ma shprehu votën e tij?.

Gazetari:- Në cilat probleme do të gjej zgjidhje qytetari i thjesht kur të adresohet tek Avokati i Popullit?

Ermir Dobjani, Avokati i Popullit:- ?Qytetari i thjeshtë si individë, si grup shoqëror, apo si OJQ kanë mundësi të drejtohet tek Avokati i Popullit për problemet, në rast se gjykon se i janë shkelur të drejtat e tyre, qe i garanton Kushtetuta. Ne do të disponojmë për ato të drejta që do kemi ne mundësi të ndërhyjmë, ti verifikojmë dhe pas zgjedhjes së një ankese që do të bëjmë dhe do të kostatojm shkakun pse është shkelur kjo ankesë. Pra për mua e rëndësishme do të jetë që vetë zgjidhjes së ankesës të intervenoj më mjetet që më jep ligji për të korrigjuar atë ligj që ka lejuar shkeljen e ligjit?./tvklan.al

Gazetare ? Vladimir Lame

Recommended