Task Forca në Tiranë për energjinë - (2 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sërisht Task Forcë e Tiranës në bashkëpunim të ngusht me forcat e rendit ndërpresin linjat e parregullta të energjisë elektrike në çdo shtyllë të kryeqytetit, nga abonentet privat, dhe subjektet tregtare. Në vitin 1999 janë arkëtuar në arkën e KESH rreth 6.1 milion lekë për lidhje të parregullta, vjedhje të energjisë elektrike etj. Ndërsa nga debitoret e KESH-it janë vjelë 32 milion lekë. Këto masa kanë bëre që faturimet të rriten në vlerën e 48 milion lekëve, që nga shkurti i vitit të kaluar që ka nisur punë task forca. Rreth 720 subjekte private dhe shtetërore kanë ndjerë pincat e task forcës në lidhjet e paligjshme. Megjithëse në kushte tepër të vështira të infrastrukturës së tyre të punës, mungesës së legjislacionit dhe trysnisë si nga subjekte private dhe drejtues të veçanta në filiale apo dikaster, task forca e përfolur për një shtrirje jo të largët të saj, për një periudhë 5 mujore ka arkëtuar në total më shumë se rreth 100 mijë dollarë. Në kontrollet e dy ditëve të fundit dhe në vazhdim synimi i tyre është kontrolli i lidhjeve të paligjshme dhe abuzive me dy linja, duke shkaktuar ndërprerjen e detyruar të energjisë për klientët./tvklan.al