Seminari për fëmijët e pambrojtur - (9 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Që prej dy vjetësh trusti europian i fëmijeve ka nisur një projekt për fëmijet e pambrojtur. Ky projekt është miratuar dhe nënshkruar nga ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe që prej dy vjetësh këto dy organizma kanë arritur bashkëpunim midis tyre. Për këtë projekt zhvillohet një seminar ku evidentohen detyrat dhe problemet. Aktualisht shërbimi social shtetëror mbulon dy fusha, atë të fëmijëve të jetimores dhe të birësimit. Ndërsa ky projekt kërkon të fusë edhe një fushë të re atë të kujdesjes pranë familjeve të fëmijëve të pambrojtur. Pas dy vitesh punë të projektit Suzana Satiqi, drejtuesja e projektit pranë trustit europian të fëmijëve shprehet:

Suzana Satiqi:- ?Projekti deri tani ka arritur të krijojë nje draft ligjor për kujdestarinë e fëmijëve, i cili nuk ekziston në shqipëri. Ka përgatitur të gjitha procedurat dhe dokumentacionin që fëmija të kalojë në kujdestari dhe ka vendosur 17 fëmijë në familje kujdestare?.

Me ndihmën e këtij projekti sot vetëm 17 fëmijë numërohen që kanë gjetur zgjidhjen e edukimit familjar. Por në shqipëri mbeten akoma shumë të tjerë që nuk e dinë fare se çdo të thotë familje./tvklan.al