Bashkim Fino me prefektët - (15 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Problemet e ndarjes administratve dhe rregjistrimi i votuesve me rastin e zgjedhjeve lokale ne vjeshtën e këtij viti. Këto kanë qenë pikat kryesore të takimit të sotëm midis ministrit të Pushtetit Lokal Bashkim Fino dhe 12 prefektëve të prefekturave të vendit. Ministri Fino ka kosistuar në përcaktimin e rrugëve urbane për rikonstruksion si dhe në realizimin e investimeve për projektin me Fondin e Zhvillimit Shqiptar.

Ai ka kërkuar gjithashtu një raport të përmuajshëm i cili do të sqaroj se ku kanë shkuar këto fonde që realizojnë investimet në rrethet e shqipërisë. Një debat i gjerë i diskutimeve ka qenë edhe asistenca për zgjedhjet dhe konkretisht rregjistrimi i votuesve.

Më pas zv/ministri i Pushtetit Lokal, ka kërkuar ngritjen e grupeve të punës nga ministria dhe organet vendore për rregjistrimin shtëpi më shtëpi të popullsisë, si dhe ndryshimin në rregjistrat e gjendjes civile. Një projekt ky që do të realizohet pas 10 vitesh./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti