Bashkim Fino - PNUD, rregjistrimi i popullsisë - (17 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Më në fund shteti shqiptarë është kujtuar të rregjistroj shtetasit e tij. Në të gjitha fushatat elektorale në vitet e tranzicionit janë kontestuar rezultatet e votimit nga partitë politike duke pretenduar manipulimin e listave të zgjedhësve.

Me një konsensus paraprak të partive dhe me mbështetjen financiare të PNUD-it, prej një million dollarësh deri në 15 korrik emrat e votuesve shqiptar, do të rregjistrohen në rregjistrat formal të shtetit. Pas rregjistrimit shtëpi më shtëpi listat do të verifikohen në gjendjen civile në komuna dhe bashki. Rregjistrimi i votuese përfshin shtetasit me ditëlindje duke nisur që nga viti 1983.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me PNUD-in, ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino, tha se duhen edhe 2 milion dollarë për ti pajisur votuesit me një kartë të posaçme votimi, e vlefshme vetëm për raste zgjedhjesh.

Bashkim Fino, ministri i Pushtetit Lokal:- ?Duhen të paktën dhe nja 2 milion të tjera dollarë për të bërë kartën e votuesit, që do të thotë që çdo qytetar të ketë kartën e tij me fotografi, që do të shërbej për disa lloj votimesh. Nuk duhet të ngatërrohet karta e identitetit me kartën e votimit?.

Procesin e rregjistrimit të votuesve Fino e cilësoi një process teknik që kërkon përfshirjen e gjithë pushtetarëve lokal për të garantuar zgjedhje normale./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended