Tiranë, Rin Fest 2000 - (29 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gjimnazistët e 13 shkollave të kryeqytetit kanë gjallëruar ambjentet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, me një spektakël të quajtur ?Rin Fest 2000?. Aktiviteti është inicuar nga QNK dhe drejtoria arsimore për të zgjtur plot një javë.

Qëllimi është prurja e talenteve të reja të cilët pas një faze seleksionuese kanë mbrritur në ambjentet e godinës të quajtur në gjuhën e përditshme Piramida për të depërtuar në modë, këngë si dhe kërcimin modern. Pas një fazë të parë përgjat së cilës çdo ditë do të konkurojnë nga dy shkolla. Spektakli do të njohi me një gjysmëfinale që do të çoi dhe në natën e fundit në mbyllje të së cilës organizatorët kanë vendosur një kup për më të mirën ndër konkurentet që do të zgjidhet nga një juri profesionistësh.

Kjo do të jetë edhe atmosfera e plotë 26 orëve spektakël. Pas përfundimit të ?Rin Fest 2000? organizatorët premtojnë të tjera aktivitete që do të gjallërojnë jetën e gjimnazistëve kryeqytetas./tvklan.al