SHBA kërkon Millosheviç - (3 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pesë million dollarë për kokën e Sllobodan Millosheviç. Është kjo shifra më e fundit që ofron SHBA për të kapur kriminelët e njohur të luftës në ish-Jugosllavi. Administrata amerikane do të botoj mëse 10 mijë afishe në të gjithë Bosnjen duke ju ofruar 5 milion dollarë, informatorëve që do të çojnë deri në arrestimin e Millosheviçit dhe dy të akuzuarve të tjerë. Ish-udhëheqësit boshnjak serb, Ratko Karaçiç dhe shefit të tij ushtarak Ratko Mlladiç.

Ndërkohë Klinton i ka kërkuar kongresit amerikanë fondin prej 2.6 miliard dollarësh për Kosovën, i cili parashikohet për buxhetin e krahinës gjatë këtij viti. Por kongresistët amerikanë janë të pakënaqur nga fondet që derdh Europa për Kosovën dhe i kanë bërë thirrje BE që të jap më shumë në buxhetin e krahinës së administruar nga OKB./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended