Bashkim Fino për pushtetin lokal - (4 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva - Tv Klan 2000 - Intervistë Bashkim Fino, Ministër i Pushtetit Lokal

Bashkim Fino, ministër i Pushtetit Lokal: - Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, gjithë grupi i ekspertëve, gjithë ministria e Pushtetit Lokal dhe parlamenti, do të miratojnë katër paketat kryesore ligjore për decentralizimin e pushtetit lokal. Ato që kanë të bëjnë me pronën publike, ato që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e ligjit organik të zgjedhjeve të pushtetit lokal. Ato që kanë të bëjnë me sistemin fiskal dhe financat si dhe ndarja territoriale tokësore të Republikës së Shqipërisë. Në Kushtetutën e re do të ketë dy nivele të pushtetit lokal, niveli i parë do të jetë komuna dhe bashkia dhe niveli i dytë do të jenë qarqet. Mbi bazën e kësaj do të ketë dhe një ndarje të re territoriale. Decentralizimi kërkon një kohë të gjatë për tu realizuar, por hidhen hapat e para të një shkëputje ekonomike të pushtetit lokal në raport me atë qëndror. Çështja e dytë dhe themelore janë zgjedhjet lokale, të cilat mund të jemi të vonuar për infrastrukturën e zgjedhjeve. Vitin e kaluar qeveria kaloi edhe një projekt ligj të KQZ, gjithashtu kemi filluar nga puna edhe për kodin elektoral. Ne dotë japim mendime për këtë kod elektoral, i cili do të kaloj nga qeveria e pastaj në parlament për ti hapur dritën jeshile të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore, që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale të viti 2000 por edhe për zgjedhjet e vitit 2001. Përsa i përket një çështje të tretë, është çështja e rregjistrimit të votuesve. Kjo është një çështje që është duke u diskutuar, e cila është në funksion edhe të kodit elektoral dhe ministrisë të Pushtetit Lokal.

Sipas Kushtetutës numri i qarqeve do të jetë i barabartë me numrin e prefekturave. Ne mendojmë të kemi sa më pak qarqe dhe prefekturat të mos jenë 12. Riorganizimi dhe ndarja territoriale duhet të fillojë që nga komuna e bashkia. Kjo duhet të bëhet para zgjedhjeve të pushtetit vendor.

Përsa i përketë KQZ, ky komison është me një mandat 7 vjeçar, është jashtë politikës, dy janë zgjedhur nga presidenti i Republikës, dy nga parlamenti dhe 3 nga KLD./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame