Top News - Kina “nuk sfidon” dot SHBA-në, dështon me mbledhjen e fondeve për OBSH-në!

  • 4 years ago
Kina ka dështuar në përpjekjet e veta për të mbledhur fonde për OBSH-në.


Fushata e shumëreklamuar e Pekinit për të ndihmuar financiarisht organizatën e goditur rëndë nga tërheqja e kontribueses kryesore të saj, Amerikës, nuk arriti të mbledhë përveçse 10 mijë dollarë, sipas të dhënave në faqen elektronike të kësaj fushate. Kritikët thonë se këto shifra janë dëshmi e hendekut të madh që ekziston mes deklaratave bombastike të Pekinit në mbështetje të organizmave ndërkombëtare dhe veprimeve konkrete.

Njoftimi i Kinës në 20 maj për mbështetjen e OBSH-së u shoqërua me spote mediatike, si dhe një telekonferencë me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të këtij organizmi, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili falenderoi zyrtarët për planin ?që mundësonte donacione nga individë dhe kompani në Kinë për të mbështetur përpjekje që shpëtojnë jetë?, siç tha ai.

Megjithë aktivizimin e madh të 20 platformave dixhitale që veprojnë në Kinë, një muaj më pas, fushata ?Fondi për Përgjigje Solidare për OBSH-në kundër COVID-19 ? Aksion nga Kina? ka mbledhur pak më shumë se 9500 dollarë.

Përpara nisjes së kësaj fushate, Pekini ishte zotuar të dhuronte 30 milionë dollarë për OBSH në prill, përveç 20 milionë dollarëve që ia kishte dhënë asaj më parë, thotë VOA. SHBA-ja është kontribuesja më e madhe e OKB-së duke ofruar 22% të buxhetit të rregullt të organizatës, ndërsa Kina jep vetëm 12%. Por në muajin prill, Trump njoftoi pezullimin e fondeve për OBSH-në të cilën e akuzoi për ?keqmenaxhim? të krizës së koronavirusit dhe njëanshmëri në favor të Kinës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended