Top News - OBSH: Asimptomatikët nuk e përhapin infeksionin

  • 4 years ago
Atë që studiues italianë e pohonin prej disa kohësh, OBSH-ja tashmë e zyrtarizon: gjasat që asimptomatikët, pra personat që duken dhe ndihen të shëndetshëm, të infektojnë të tjerët me koronavirus, janë shumë të vogla.


?Duket se është mjaft e rrallë që një person asimptomatik ta transmetojë më tej sëmundjen?, tha epidemiologia Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin. Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.

Komentet e saj përputhen me ato që ekspertët paralajmërojnë prej muajsh: pjesa dërrmuese e përhapjes së koronavirusit ndodh përmes kontaktit të qëndrueshëm të ngushtë mes personave në ambiente të mbyllura ? në shtëpi, zyra, kisha, spitale dhe ambiente të tjera ku njerëzit mblidhen për orë të tëra në një kohë dhe fluksi i ajrit është i kufizuar. Dhe ata që janë në dukje të shëndetshëm, e nuk përhapin spërkla, duket se nuk janë kërcënim gjatë pandemisë. Por duhet bërë kujdes, sipas mjekëve, të cilët kërkojnë të shihen me kujdes rastet e atyre që mund të duken si asimptomatikë, e ndërkohë, në fakt, janë raste të buta të sëmundjes, shenjat e së cilës tek ata, me pak më shumë vëmendje, arrijnë të dallohen.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi më herët se ndonëse situata pas shpërthimit të koronavirusit në Evropë është përmirësuar, ?në nivel botëror është duke u përkeqësuar?.

Ai u tha gazetarëve që më shumë se 100,000 raste të infektuara janë raportuar në nëntë nga 10 ditët e fundit, dhe se 75 përqind e rasteve të një dite më parë kanë ardhur nga vetëm 10 shtete ? shumica prej tyre nga Amerika dhe Azia Jugore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TedrosAdhanomGhebreyesus#TopChannel

Recommended