OBSH: Ende nuk ka kure per koronavirusin

  • 4 years ago
Koronavirusi po vazhdon të shtojë me shpejtësi numrin e rasteve të të infektuarve dhe viktimave. Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë botërore janë fokusuar tek gjetja e trajtimin për të mposhtur këtë virus por deri tani nuk ja kanë arritur qëllimit.

Përfaqësuesi i Organizatës botërore të shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales thotë se të gjitha rastet kur thuhet se është gjetur mjekimi është veçse një spekulim.

?Janë disa thashetheme që ky trajtim jep efekt dhe ky jo. Nuk bazohen në evidenca shkencore. Ne tani po përdorim trajtime mbështetëse bazuar në çdo simptomë, por nuk ka deri tani asnjë të dhënë se ndonjëri nga trajtimet që ne po përdorim është efektiv për të trajtuar koronavirusin?.

Edhe për prodhimin e vaksinës, pavarësisht përshpejtimit të hapave do të duhet të presim deri në 2021.

?Vaksina, merr vite për tu prodhuar, OBSH dhe komuniteti i shkencëtarëve kanë bërë përpjekje për t?i përshpejtuar këto hapa, në këtë rast kemi avantazh po përdorin pjesët e përbashkëta që kanë të gjitha koronaviruset, Mersi apo Sarsi? por ne presim që të kemi vaksinën mes 12 apo 18 muajsh, jo më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësie apelon qe koronavirusi duhet marrë seriozisht pasi pasojat po ndihen edhe në ekonominë globale. Numri i viktimave ka arritur në 1017 dhe në vetëm 24 orët e fundit 108 persona kanë ndërruar jetë. Deri tani janë 44 mijë të prekur në 25 vende.

Tv Klan

Recommended