Sfidon SHBA-në/ Irani lëshon satelit në hapësirë

  • 4 years ago
Një ministër i qeverisë iraniane ka njoftuar se Irani do të lëshojë një satelit në 9 shkurt, në kuadër të një programi të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë pjesë të zhvillimeve bërthamore. Një ditë më parë u raportua se lansimi do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.


Por, Ministri i Informimit dhe Komunikimit Mohammad Javad Ayari-Jahromi, tha mëngjesin e së dielës se ?Sateliti Zafar do të vendoset në orbitë më shpejtësi prej 7,400 kilometrash. ?Fillon numërimi së prapthi për lëshimin e satelitit Zafar. Në emër të Zotit?, tha Jahromi në Twitter. Të paktën dy lëshime satelitësh iranianë patën dështuar vitin e kaluar.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vendosur presion maksimal ndaj Iranit që nga koha e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në 2018, këmbëngulin se programi satelitor i Tehranit është pjesë e zhvillimeve të raketave balistike.

Irani i ka kundërshtuar këto akuza. Një ditë më parë, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei bëri thirrje për të forcuar mbrojtjen e Iranit ?për t?i dhënë fund kërcënimeve dhe të pengojë luftërat?. Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump, kishte urdhëruar muajin e kaluar dy sulme ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë. Në njërin nga sulmet ajrore afër aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, u vra gjeneral-major Qasem Soleimani, lideri i forcave elite Quds.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Iran#TopChannel

Recommended