Ura ajrore për turistët britanikë/ Analizat për Covid do bëhen në aeroporte

  • 4 years ago
Qeveria britanike po tenton te krijojë te ashtuquajturat ?ura ajrore? me vende të ndryshme ku pushojnë shumica e britanikëve për te shmangur karantimin reciprok për pushuesit gjatë sezonit te verës.


Ndërkohë qe ata që do mbërrijnë nga vende te tjera do mund të paguajnë për testin e Covidit më te mbërritur ne aeroport britanike për te shmangur 14 ditët e vetizolimit.

Ne kohën kur alarmi ne Britani nga koronaviriusit zbriti te premte nga niveli 4 ne 3 dhe kur shkencëtarët britanik thonë se ritmi i infektimeve po bie me 4 për qind çdo ditë, apo kur janë hapur shumica e dyqaneve e njerëzit po i rikthehen gradualisht normalitetit, qeveria e Boris Johnson, po punon nën presionin e madh te industrisë se aviacionit te turizmit, për shmangur politikën e vet te karantinimin për 14 ditë te te gjithë atyre qe do mund te udhëtojnë drejt Britanisë ne javët dhe muajt e ardhshëm.

Rreth 12 vende kryesisht te BE-së qe janë ndër destinacionet me popullore për pushuesit britanik, do te kenë ?ura ajëore?, mes tyre dhe Britanisë për te shmangur karantinimin dy javore ne vendet respektive, ku përfshihen deri tani Greqia, Spanja, Portugalia, dhe Franca.

Ndërkohë sipas ?The Times? te Londrës, për vendet e tjera po punohet për bërjen ne aeroport e te gjithë udhëtarëve te testit me pagesë me te mbërritur ne Britani, rezultatet e te cilave do dalin brenda 7 deri ne 24 orë.

Urat ajrore pritet te fillojnë nga data 4 korrik, ndërkohë me shumë hollësi priten më 29 qershor.

Mbetet te shihet nëse Shqipëria dhe Britania do te arrijnë marrëveshje dypalëshe për udhëtimin e qytetarëve te tyre ne vendet respektive, kur dihet se Shqipëria ka krahasimisht ritme te ulëta infektimi. Sakaq, interesimi nga komuniteti shqiptar ne Britani për te udhëtuar drejt vendlindjes për pushimet verore c?ka do ndihmonte edhe turizmin shqiptar ne këtë vit te vështirë, mbetet mjaft i lartë, aq sa edhe paqartësia nga institucionet zyrtare shqiptare dhe britanike për këtë çështje.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UnitedKingdom#TopChannel

Recommended