Top News - Turistët britanikë, Greqia mund t`i bllokojë, nëse nuk bie niveli i infektimeve

  • 4 years ago
Greqia shpreson të mirëpresë turistët e huaj nga 15 qershori, por britanikëve mund t`i ndalohet hyrja në vendin fqinj, nëse shkalla e infektimit nga Covid 19 nuk bie ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar.


Destinacioni i preferuar mesdhetar i pushimeve rinisi një ditë më parë shërbimin e trageteve në ishujt e tij ndërsa vazhdon përpjekjet për të shpëtuar sezonin jetik të turizmit. Të huajve, aktualisht u kërkohet të izolohen për dy javë, por kjo politikë do të qetësohet deri në 15 qershor dhe fluturimet e drejtpërdrejta në ishujt grekë pritet të rifillojnë nga 1 korriku.

Megjithate thuhet se britanikët, së bashku me vizitorët nga SHBA dhe Rusia, mund të përballen me pritje më të gjata. Me shqetësim shihet sidomos Anglia, e cila ka aktualisht një ndryshim shumë të madh të situatës shëndetësorë krahasuar me Greqinë. Të hënën, Mbretëria e Bashkuar regjistroi 1.625 raste të reja të koronavirusit dhe 121 vdekje, ndërsa Greqia përkatësisht vetëm 4 dhe 1.

Hezitimi i Athines nuk është I papërligjur: edhe vetë Britania e Madhe po planifikon që nga 8 qershori të ardhurit nga jashtë, përfshirë ata që kthehen nga pushimet, t`i vendosë në vetëizolim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Athine#UnitedKingdom#TopChannel

Recommended