Ora News - Analizat për arsimin parashkollor, ASHR vë në dispozicion dy orare për prindërit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka shtuar numrin e punonjësve dhe ka zgjatur turnet me synim përballimin e fluksit të kërkesave për analizat në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Regjistrimi për analizat do të mund të bëhet nga ora 8 deri në 10 dhe nga ora 16:00 deri në oërn 18:00 përgjatë pasdites.

Arsimi parashkollor do të nisë më datën 3 shtator, por për tu pranuar, prindërit duhet të dorëzojnë në çerdhe dhe kopshte disa analiza të fëmijëve të tyre brenda datës 31 gusht.

Analizat duhet të kryen pranë Autoritetit Rajonal Shëndetësor, i cili për të evituar fluksin ka dyfishuar numrin e punonjësve.

Drejtori, Dritan Ulqinaku, thotë se institucioni që drejton do të qëndrojë hapur për qytetarët deri në oren 18:00.

Dritan Ulqinaku: Ne kemi marrë masat tona duke filluar nga dyfishimi i kapaciteteve humane, i hapësirave të institucionit. Kemi shtuar edhe një turn të dytë me porosinë e vetë zonjës Ministre për të bërë të mundur që një pjesë e qytetarëve që punojnë paradite dhe nuk kanë mundësi të vinë për të kryer këto lloj analizash. Ne presim analiza nga ora 8 e mëngjesit në orën 10 dhe nga ora 4 e pasdites deri në orën 6 pasdite.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/analizat-arsimin-parashkollor-ashr-ve-ne-dispozicion-dy-orare-prinderit

Recommended