RTV Ora - Turistët britanikë “zbulojnë” Elbasanin

  • 5 years ago
#rtvora
Bazilika e Bezistanit dhe kalaja në qendër të qytetit dhe pikat turistike të Funarit e Gjinarit në periferi, janë destinacionet kryesore të turistëve ditore që zgjedhin Elbasanin. Së fundmi atje qëndroi një grup vizitorësh nga Anglia të cilët thonë se mbeten të kënaqur, ndërsa vlerësuan potencialet e vendit tonë në zhvillimin e turizmit.

Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit është pikënisja e njohjes së Elbasanit nga turistët e huaj.

Pasi vizituan dhe kalanë fushore ku u njohën me historinë e qytetit, ky grup turistësh nga Anglia thonë se mbetën të kënaqur.

E cilësuan një qytet ndryshe nga ato ku jetojnë apo që kanë parë.

"Vendi juaj është i bukur. Më pëlqen veçanërisht për klimën. Ne u interesuam edhe për historinë dhe kulturën e qytetit tuaj".

Turistët britanikë ishin pjesë e një turi për të njohur Shqipërinë nga deti deri në Alpe. Vlerësojnë se vendi ka potenciale për sukses në sektorin e turizmit.

"Ju keni vende të bukura dhe njerëz të mirë. Uroj që të keni sukses në vijim në zhvillimin e sektorit të turizmit".

Qyteti i Elbasanit ofron turizmin kultutor dhe historik ndërsa për resurset e natyrës duhet të udhëtosh vetëm disa kilometra në periferi.

Gjinari, Bysheku apo Funari janë destinacione për ata që kërkojnë qetësinë.

Këto tri pika turisitike vit pas vit kanë shënuar rritje të vizitorëve sipas të dhënave të bashkisë, por mungesa e investimeve ende është pengues për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të zhvillimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/turistet-britanike-zbulojne-elbasanin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended