Report TV - 1 ditë pas tubimit, kërcënon Meta: Reflektoni për rikthimin e paqes!

  • 4 years ago
TIRANE - Mesditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar arsyet se përse vendosi që të kthente ligjin për ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese? që lidhet me betimin e anëtarëve para kreut të shtetit, që shumica ia hoqi si kompetencë duke i lënë afat vetëm 10 ditë kohë për organizimin e ceremonisë, në të kundërt cdo i zgjedhur ia dërgon me shkrim dhe fillon punën. Në arsyetimin e dekretit që firmosi mbrëmë në shesh para qytetarëve që kishte mbledhur në tubim, Presidenti u kërkon deputetëve që të marrin parasysh sipas tij, mbështetjen që i dha populli në këtë akt.

"Kam besimin se pavarësisht urdhrave partiakë, apo dëshirës për të mos prishur rehatinë e mandatit të deputetit, ky dekret, arsyet që e shoqërojnë atë, dhe mbështetja popullore që mori nënshkrimi i këtij akti nga populli, do ju bëjë të reflektoni". Kreu i shtetit ka edhe një kërcënim në mënyrë indirekte për qeverinë, kur thotë se kërkon tërheqjen për rikthimin e paqes sociale. "Ky akt i Presidentit kërkon pikërisht rikthimin e paqes sociale, respektimin e shtetit të së drejtës, kufizimin e ekspansionit të pushtetit të mazhorancës politike në Kuvend e gjetiu, respektimin e kufijve të kompetencës kushtetuese, luajalitetin kushtetues, e në këtë mënyrë, mbrojtjen e interesit më të lartë të popullit shqiptar".Por përse e ndërmori qeveria këtë nismë për ndryshimin e ligjit? Meta në këtë pikë është shumë i qartë. "Kjo dëshmon qartë se Kuvendi mono- partiak synon kapjen me çdo kusht të Gjykatës Kushtetuese për të emëruar kandidatë që gëzojnë mbështetjen vetëm të një force politike, duke rrëmbyer kompetencat e Kreut të Shtetit. Mazhoranca, e pandalur në tentativat e saj për të uzurpuar çdo pushtet në Republikën e Shqipërisë, ka vijuar aktivitetin e saj për të arritur si ?trofe final? edhe kapjen e të gjitha emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që për këto shkelje të rënda të kryera me miratimin e ligjeve antikushtetuese, mazhoranca të ketë garancinë se do të qëndrojnë në fuqi në çdo gjykim përpara kësaj gjykate".

Recommended