Report TV - 5 Maji, Meta: Ditë reflektimi, duhet dialog për të nderuar kujtimin e Dëshmorëve

  • 5 years ago
I pranishëm në homazhet nga varrezët Dëshmorët e Kombit Presidenti Ilir Meta ka shprehur nderimet për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, teksa i përcolli një mesazh politikës që të reflektojë përmes dialogut.

"Është një ditë e vecantë për të gjithë popullin. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakraficat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mëyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë", u shpreh presidenti Ilir Meta.

Recommended