Top News - Kosova dhe Serbia/ Nominim për nobelin e paqes

  • 3 years ago
Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike është parë si arritje e rëndësishme e përpjekjeve drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve e cila të sjellë një stabilitet të qëndrueshëm. Kaq ka mjaftuar për deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të marrë iniciativën e nominimit të qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel të Paqes. Jacobson ia dorëzoi sot nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan kwtw cmim prestigjoz.?Dua të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, sepse përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke?, thuhet në dokument. Aty kujtohen konfliktet e përgjakshme të ish Jugosllavisë dhe sesa e vështirë ka qenë pasi përfundoi lufta që të gjendet një mënyrë për të cuar drejt pajtimit, cka vihet re edhe në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë . Prandaj është shumë me rendësi të shohësh se Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, kanë avancuar në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike?, thekson Jacobson në letrën e tij.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nobel#TopChannel

Recommended