Report TV - 6 ditë nga 'tubimi për besëlidhje', Meta risjell betimin mbi kushtetutë!

  • 4 years ago
TIRANE- Kur mbeten 6 ditë nga 2 Marsi, ku presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tubim anti-qeveritar, mëngjesin e sotëm ai ka ndarë një video nga betimi mbi kushtetutë për marrjen e postit të kreut të shtetit. Meta e quan atë 'betimi i jetës time'.

"Betohem se do t'i bindem kushtetutës dhe ligjive të vendit, do respektoj të drejta dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësin e Republikës së Shqipërisë dhe do t'i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar"Me thirrjen e tubimit në datë 2 mars, Meta ka thyer një tjetër ligj, për shkak se deri në datë 31 Mars vendi është gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Por ai nuk është tërhequr nga kjo datë e cila përkon me përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444, duke i dhënë kështu ngjyrime politike, atij që ai e quan tubim paqësor në mbrojtje të kushtetutës.

Recommended