Ora News - Me sirena policie për të vjelur gjobën 21 mijë euro, pranga dy personave

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët i kishin vënë gjobë 21 mijë euro një personi. Arrestimi i tyre u bë në vendtakimin që ata kishin lënë për të marrë paratë.

"Pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "TAKIMI". Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale "Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge". Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie ?Arrest shtëpie? kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi" njoftoi policia.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë.

Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t?iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre.

N. F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, akuzohet për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim?, ?Përndjekja?, ?Kanosja?, ?Vetëgjyqësia? dhe ?Mbajtja pa të drejtë e uniformës?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/me-sirena-policie-te-vjelur-gjoben-21-mije-euro-pranga-dy-personave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended