Ora News - Cërrik, u plagosën me armë zjarri në berberhane dy persona, dy në pranga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e djeshme dhe bashkëpunëtorin e tij.

Në pranga ranë shtetasit Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut si dhe Ilborjan Fezullahu, 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë.

"Shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri", sqaron policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cerrik-plagosi-dy-persona-me-arme-zjarri-kapet-autori-dhe-shoku-i-tij

Recommended