Shperndanin droge ne qytet, pranga dy personave

  • 4 years ago
Dy persona kanë rënë në pranga në Pogradec për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

F.Sh., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe S.B. 39 vjeç u arrestuan pas operacionit të koduar ?Topleci?. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u mësua se këta persona shpërndanin lëndë narkotike në qytet. Ndalimi i tyre u bë në lagjen nr. 4.

?Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. Sh. iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis?, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?./tvklan.al


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended