Ora News - Vlorë, 2 mijë euro për tu punësuar në ushtri, pranga 2 personave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një efektiv i policisë ushtarake në Vlorë, është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi për punësim në Forcat e Armatosura. Ata akuzohen se i kanë marrë një personi 2 mijë euro me premtimin se do t?i gjenin një vend punë në strukturat e ushtrisë.
Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar ?Rekrutimi?.

Në pranga u vunë Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.

?Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 Euro?, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të ?Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim'', të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlore-2-mije-euro-tu-punesuar-ne-ushtri-pranga-2-personave

Recommended