Raporti IRI Berisha, Nano, Mediu, Mejdani - (24 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Amerikanët kanë marrë përsipër të riorganizojnë opozitën shqiptare. Në kryeqytetin slloven Instituti Republikan Amerikan do të organizoj një seminar ku do të jenë të ftuar dhe 25 përfaqësues të opozitës shqiptare. Ky institut vëren se në shqipëri, opozita është thellësisht e ndarë dhe se qevria është e zhytur në korrupsion, por edhe dy liderët e partive kryesore, Nano dhe Berisha sipas një studimi të IRI, janë vazhdimisht në grindje dhe duket se më shumë janë të interesuar të shkatërrojnë njëri-tjetrin se sat ë zgjidhin problemet e vendit.

Pra në prag të zgjedhjeve opozita është e përçarë dhe e papërgatitur për zgjedhje. Lidhur me këtë ka reaguar sot lideri democrat Berisha.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Pas një studimi të bërë dhe të papublikuar PD është forca madhore me distancë nga të gjithë forcat e tjera. Ky studim është i mbështetur plotësisht dhe nga mbështetja në Zenit?.

Ndërsa lideri i mazhorancës Fatos Nano dëshiron bashkëpunimin me opozitën, pork jo mbetet në kufijtë e dëshirës.

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Ka nevojë të paraqitet një alternativë ndryshe e opozitës për të përballuar dhe luftuar të keqen tradicionale?.

Ndërsa lideri republikan Mediu lidhur me konstatimet e IRI sipa të cilave opozita është e përçarë dhe qeveria është e zhytur në korrupsion pohon.

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- ?Konstatimet e Institutit Republikan Amerikan, natyrisht që janë kostatime që qëndrojnë për një pjesë të madhe të tyre dhe mbi këto elementë të këtyre përcaktimeve ne do të ulemi për të parë se kush do të jetë mundësia e bashkëpunimit të mëtejshëm?.

Por duke shkuar më tej në rreshtat e këtij studimi thuhet se dy liderët e partive kryesore në shqipëri janë vazhdimisht në grindje dhe duket se janë të interesuar të shkatërrojnë njëri-tjetrin sesa të zgjidhin problemet e vendit. Si e argumenton Nano që për të disatën herë njëhësohet me Berishën?

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Më lejoni të them që unë studimet e institutive dhe institucioneve të vendeve aleate de partnerit të shqipërisë I lexoj në origjinal dhe nuk pres të mi përkthejnë vendasit?.
Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Unë çështë e vërteta po merrem se sit ë ndërtojmë demokracinë në shqipëri dhe këtu bazohet kredibiliteti i madh i shqiptarëve?.

A është privilegj një opozitë e përçarë në prag të zgjedhjeve për presidentin e republikës Rexhep Mejdani?

Presidenti Rexhep Mejdani:- ?Shqipërisë i duhet qëverisje efektive, qeverisje që mbështetet mbi pozitën dhe opozitën, qeverisje që kërkon dialogun, bashkëpunimin, përfshirjen dhe jo përjashtimin?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari