Fatos Nano takimet me AMBO dhe Karter - (15 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kreu socialist Fatos Nano është takuar sot me drejtuesit e kompanisë AMBO, që të furnizojnë më naftë vendet e korridorit 8. Shpresojmë u shpreh Nano qe me ndihmën tuaj ta kthjmë ballkanin nga Rambo në një rajon AMBO. Projekti naftësjellës që do të lidh Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë në kuadër të korridorit 8 është financuar nga qeveria amerikane.

Drejtuesit e këtij projekti kanë deklaruar se janë në fazën përfundimtare të realizimit të tij. Kreu socialist i ka parashtruar atyre shqetësimin editëve të fundit për ndikimin që kërkon të ketë Greqia me portin e Selanikut në korridorin 8. Sipas drejtuesit të kompanisë AMBO korridori 8 tashmë është përcaktuar dhe nuk do të ishtë mirë që të ndryshohen drejtimet që lidhin Adriatikun me Detin e Zi.

Kreu socialist është takuar edhe me drejtues të qendrës Karter, e cila ka vendosur të drejtoj shqipërinë në hartimin e strategjisë kombëtare të zhvillimit. Ditët e fundit kreu socialist ka shtuar kontaktet me përfaqësues të organizmave ndërkombëtare për të krijuar lobet mbështetëse për konferencën e donatorëve që do të mbahet në Bruksel./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended