Sali Berisha konferencë për paktin - (24 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të reja ndaj qeveria duhet të caktoj datën e tyre dhe të heq dorë nga politika konfliktuale. Kështu ka deklaruar sot kryetari i PD Sali Berisha duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë tju lërë shqiptarëve mbi krye qeveritar kusar. Por sipas tij shqiptarët nuk mund të jenë të lirë derisa të vendosin se kur duhet të bëhen zgjedhjet dhe për kë duhet të votojnë.

Duke u ndalur tek projektet shqiptare të paktit të stabilitetit pikërisht në prag të konferencës së donatorëve në Bruksel Berisha tha:

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Unë mendoj se këtyre qeveritarëve tani jo vetëm shqiptarë por edhe komuniteti ndërkombëtar ja u ka bërë plotësisht diagnozën. Këta vuajn nga mungesa e transparencës, këta vuajn nga mungesa e besueshmërisë, këta vuajn nga mungesa e besueshmërisë. Kryeministri shqiptar deklaron se disa probleme tekike nuk mund të pengojnë shqipërinë, nuk ka arrit akoma të realizoj pasi është punësuar për herë të parë kryeministër se kush qindarkat nuk i lëshon pa probleme teknike, pa garanci teknike?.

Duke e konsideruar të afërt fitoren e PD, Berisha tha se me të ardhur në pushtet do të shkatërrojmë të gjitha vilat e pushtetarëve, ndaj ju ftoj të gjithëve ka përfunduar ai të mos blini këto vila./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended