Mitingu i PD Sali Berisha - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mundur të mbledh sot pasdite mijra njerëz në sheshin Skënderbej. Mitingu i sotëm i demikratëve në përkujtim të 8 vjetorit të fitores të PD ka qenë ndoshta më i madhi i 3 vjetëve të fundit. Vetë Berisha ka përsëritur refrenin e këtyre tre vjetëve të fundit duke kërkuar zgjedhje të reja dhe largimin e kusarëve nga pushteti.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Sot pas 8 vjetësh, idealet e Marsit, idealet e Azem Hajdarit, idealet në Shqipëri po jetojnë në agoni. Kusarët, Nanot, Gjinushët, Mejdanët, pasierdhën në pushtet vranë simbolin e pluralizmit shqiptar Azem Hajdari, e kthyen shqipërinë në protektoratin e krimit, në vendin e rekordeve në të zeza, të trafiqeve qeveritare, të vrasjeve politike, të dhunës së egër, të mjerimit e varfërisë ekstreme?.

Ne jemi vetë dallgët tha më tej Berisha që do të fshijmë nga faqaja e dheut kusarët dhe lirivrasësit. Ne që zgjodhëm 22 Marsin do të çojmë shqipërinë në zgjedhje të lira. Duam zgjedhje të reja përndryshe katastrofa do tju pres deklaroi lideri demokrat. Në mitingun e sotëm Berisha ka thirrue edhe një deputet i Forca Italias. Thirrje së cilës kryetari i PD i është përgjigjur me thirrjen ?Viva Berluskoni?.

Mitingu i PD u shoqërua nga masa të larta sigurie. Në përfundim Berisha ju bëri thirrje pjesmarrësve të shpërndahen me qetësi. Meqë kusarët ja kanë mbathur jashtë Tirane përfundoi ai edhe në le të shpërndahemi të qetë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended