Report Tv-Fluturimi i 5 avionëve luftarakë të NATO-s dje mbi Tiranë

  • 5 years ago
TIRANË ? 5 avionë luftarakë të NATO-s fluturuan dje mbi qiellin e Tiranës në një distancë të ulët rreth 700 metra nga toka. Kjo është hera e parë që avionët luftarakë Eurofighter dhe F-16 fluturojnë kaq ulët në kryeqytetin shqiptar.

Fluturimi i avionëve dje rreth orës 11:00 gjatë vizitës së Komandantit të Forcave Ajrore Amerikane në Europë, Gjeneralit Tod Wolters i cili mbërriti në Tiranë në kuadër të nisjes së punimeve për aktivizimin e bazës ajrore në Kuçovë.

5 avionët luftarakë të NATO-s ishin nisur, përkatësisht tre F-16 nga Greqia dhe dy avionë ?Eurofighters Typhoon? të nisur nga Italia.

Në formacione dy e nga dy, fluturimet u kryen mbi Ministrinë e Mbrojtjes ndërsa një avion F-16 qëndroi i ndarë në distancë nga dy avionët e tjerë luftarakë të të njëjtit model, në pozicion vëzhgimi teksa 4 avionët e tjerë fluturonin ulët.

Pamjet spektakolare të filmuara nga kabina e pilotimit në një prej avionëve Eurofighter të Aeronautikës Ushtarake Italiane pjesë e NATO.

Në fotogalerinë e mëposhtme avionët teksa kalojmë mbi Ministrinë e Mbrojtjes, foto të shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com.

Recommended