Ora News - 'Wizz Air’ krijon bazën e re të avionëve në Tiranë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pandemia globale nuk e ka ndalur kompaninë ajrore Wizz Air,të shtojë 15 destinacione të reja fluturimesh me bazë në aeroportin e Rinasit.

Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group, József Váradi, tha se përveç tre avionëve me bazë në aeroportin "Nënë Tereza" kompania do të ofrojë çmime konkuruese.

"Hapja e bazës sonë dhe vendosja e tre avionëve modernë më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri. Jemi të kënaqur që shtojmë pesëmbëdhjetë rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardet më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë", tha Varadi.

Edhe drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben, vlerësoi nismën e Wizz Air e cila do të ketë një ndikim edhe në rritjen ekonomike.

Linjat e reja ajrore që fillojnë operimin në korrik të këtij viti do të zbatojnë masa të shtuara të higjienës sipas protokolleve anti-Covid.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/wizz-air-krijon-bazen-e-re-te-avioneve-ne-tirane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended