Ish-komandanti Flamur Hoxha për Report TV: Ngritja e avionëve të NATO-s, siguri për vendin e rajonin

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj
Ish-komandanti i Bazës Ajrore, Flamur Hoxha, flet për ndërtimin e Bazës Ajrore të Ballkanit Perëndimor në Kuçovë. Ai komenton ardhjen e komandantit të Forcës Ajrore të NATOS, gjeneral Tod Wolters në Tiranë, por edhe ngritjen e 5 avionëve luftarakë në hapësirën tonë ajrore, pas rreth 15 vitesh mungesë (Lexo këtu). Ish-komandanti Flamur Hoxha për kamerën e Report Tv flet për konkretizimin e planit, që ka bërë NATO në bashkëpunim me Ministrinë të Mbrojtjes, për rivënien në funksion të kësaj baze

Zoti Hoxha, pas lajmit të para gjashtë muajve për hapjen e bazës ajrore në Kuçovë, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Tod Wolters vjen në Tiranë. Si e shihni këtë iniciativë, ju si ish-komandant i kësaj baze ushtarake?
Pas gjashtë muajsh, besoj se është fillimi edhe konkretizimi i të gjithë planit që kanë bërë në NATO edhe në bashkëpunim me Ministrinë tonë të Mbrojtjes, për rivënien në funksionim të kësaj baze. Besoj se do të jetë ky fillim, një fillim i mbarë. Ndërsa, në lidhje me demonstrimin që do bëjnë avionët luftarak të NATOS, kanë dy qëllime. Së pari, përshëndesin komandantin e Forcave Ajrore të NATO-s që vjen në vendin tonë. Edhe e dyta, si një demonstrim force edhe për të treguar bashkëpunimin, që kanë Forcat tona të Armatosura bashkë me NATO-n. Të dyja këto bashkë në përputhje me situatën gjeostrategjike, që siç po e shikojmë në të gjithë rajonin tonë ka evoluar edhe po evoluon çdo ditë.

Recommended