Report TV - Video nga kabina e pilotimit te avionit luftarak të NATO që fluturoi dje në Tiranë

  • 5 years ago
TIRANË ? 5 avionë luftarakë të NATO-s fluturuan dje mbi qiellin e Tiranës në një distancë të ulët rreth 700 metra nga toka. Kjo është hera e parë që avionët luftarakë Eurofighter dhe F-16 fluturojnë kaq ulët në kryeqytetin shqiptarë.
Fluturimi i avionëve dje rreth orës 11:00 gjatë vizitës së Komandantit të Forcave Ajrore Amerikane në Europë, Gjeneralit Tod Wolters. 5 avionët luftarakë të NATO-s ishin nisur, përkatësisht tre F-16 nga Greqia dhe dy avionë ?Eurofighters Typhoon? të nisur nga Italia.
Në formacione dy e nga dy, fluturimet u kryen mbi Ministrinë e Mbrojtjes ndërsa një avion F-16 qëndroi i ndarë në distancë nga dy avionët e tjerë luftarakë të të njëjtit model, në pozicion vëzhgimi teksa 4 avionët e tjerë fluturonin ulët.
Pamjet spektakolare të filmuara nga kabina e pilotimit në një prej avionëve Eurofighter të Aeronautikës Ushtarake Italiane pjesë e NATO.
Dje pritej edhe fluturimi mbi Tiranë i një aeroplani special të Aleancës i njohur si ?AWACS? (Airborne Warning and Control System) me sistem radari në bord por që fluturimi u anulua për shkak të kushteve të motit në Gjermani nga dhe do të nisej drejt Tiranës.

Recommended