Report TV - Merr fund makthi i kafshëve të Safari Park, transferohen nga Fieri në Tiranë

  • 6 years ago
Rreth orës 22:30 të mbrëmjes të dielës kanë mbërritur në Kopshtin Zoologjik në Tiranë 3 luanët dhe 10 kafshët e tjera të Safari Park në Fier, të cilët u larguan nga atje për shkak të keqtrajtimit dhe mungesës së kushteve.

Në këto pamje që sjell Report janë momentet kur kafshët, mes tyre dhe luani që më sy të nxirë të cilit i kushtoi një lajm përditshmja angleze Daily Mail mbërrijnë në ambientet e kopshtit zoologjik që do të jetë streha e tyre e përkohshme. Siç duket nga pamjet luanët dhe kafshët e tjera të egra janë future në kafazë dhe transporti është kryer nën mbikqyrjen e ekspertëve vendas dhe të huaj.
"Operacioni" për transferimin e tyre u ndoq nga afër nga vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klo

Procedurat për sjelljen e kafshëve të egra nga ?Safari Park? në Tiranë kanë nisur mëngjesin e së dielës por ato janë konkretizuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

si, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe ekspertë shqiptarë dhe të huaj.

Dita e sotme ka qënë një ditë shumë e ngarkuar veçanërisht për transportimin e kafshëve në kopshtin zoologjik. Sot mund të themi që arritën t'ja dalim që luanët të trasportohen. I shpëtuam nga një moment shumë i vështirë keqtrajtimi në parkun e Fierit. Të kemi mundësinë që të mos prodhojmë lajme siç bëmë me luanin por të prodhojmë lajme me bukuritë natyrore që ka natyra jonë.

Blendi Klosi, ministër

Recommended