Dy aksidente në Tiranë dhe Fier, një i vdekur dhe një i plagosur (PAMJE NGA FIERI}
  • 4 years ago
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i dy aksidenteve që janë regjistruar sot në Tiranë dhe në Fier. Në kryeqytet, një person ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi u përplas për vdekje nga një makinë. Ai ishte duke kaluar rrugën në momentin që u godit duke humbur jetën në vend.

Ndërkohë që në Fier, drejtuesi i një motori është përplasur nga një makinë tip 'Benz', por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital pas ndihmës së parë që ka marrë. Aksidenti ndodhi në lagjen 'Kastrioti' pranë shkollës industriale në Fier.
Recommended