Report Tv-Merr fund makthi i luanëve në 'Parkun e Ferrit'

  • 6 years ago
Rreth orës 22:30 të mbrëmjes të dielës kanë mbërritur në Kopshtin Zoologjik në Tiranë 3 luanët dhe 10 kafshët e tjera të Safari Park në Fier, të cilët u larguan nga atje për shkak të keqtrajtimit dhe mungesës së kushteve.

Në këto pamje që sjell Report janë momentet kur kafshët, mes tyre dhe luani që më sy të nxirë të cilit i kushtoi një lajm përditshmja angleze Daily Mail mbërrijnë në ambientet e kopshtit zoologjik që do të jetë streha e tyre e përkohshme. Siç duket nga pamjet luanët dhe kafshët e tjera të egra janë future në kafazë dhe transporti është kryer nën mbikqyrjen e ekspertëve vendas dhe të huaj.

Recommended