Report TV - Paralajmërimi i Xhafajt për goditjen e grupeve kriminale, Veliu te 'Krimet e Rënda'

  • 6 years ago
Një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se shumë shpejt do ketë zhvillime interesante sa i takon goditjes së grupeve kriminale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vizituar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Report Tv mësoi se Forca e Ligjit në bashkëpunim me policinë gjermane po zhvillojnë një operacion për goditjen e dy grupeve të fuqishme kriminale, ndërsa priten arrestime në Shqipëri.

Kryepolici është habitur jo pak për prezencën e kamerave përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur është pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, për arsyet e vizitës së tij në këtë institucion. Ardi Veliu ishte te kjo Prokurori edhe dy ditë më parë ku dëshmoi për çështjen "Babalja" dhe akuzat e Fredi Alizotit në një videopërgjim.

Ne vijmë dhe bëjmë takime. I kemi partnerë.

Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Shtetit
Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report Tv se brenda të mërkurës së javëss ë ardhshme, do përfundojnë të dy operacionet për goditjen e grupeve kriminale. Deklarata e Xhafajt për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogave të forta si kokainë, u bë gjatë takimit me kreun e Policisë gjermane, Dieter Romann.

Recommended