Report Tv zbardh dëshminë/ Arben Ndoka te Krimet e Rënda

  • 6 years ago
Zbardhet dëshmia e Arben Ndokës në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Report TV ka arritur të sigurojë pjesë të kësaj dëshmie, kur Arben Ndoka thotë se ka kërkuar që të marrë një tok pranë lokalit të djalit të xhaxhait të tij, për ta shfrytëzuar për 10 vjet. Sipas Arben Ndokës ai ka pyetur njerëzit e tij në institucione sa mundësi kishte për ta shfrytëzuar këtë tokë.

Kam kërkuar të shfrytëzoj një brezhare afër lokalit të djalit të xhaxhait tim, për të cilin të gjithë në Lezhë e dinë. Kam kërkuar dhe kam sugjeruar që unë të bëj një kërkesë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Mjedisit për përdorim 10 vjeçar për të pasur mundësi për ta shfrytëzuar këtë pjesë toke, një sipërfaqe prej 50- 100 m2, jo 1 dynim. Për këtë kam pyetur njerëzit e mi në institucionet përkatëse, është e lirë apo është e zënë. Pas shumë kohësh, Drejtori i Zonave të Mbrojtura insistoi që unë të bëj një kërkesë për këtë tokë...

Arben Ndoka, ish-deputet i PS

Recommended