Krim i rende, ekzekutohet 48-vjeçari
  • 6 years ago
Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Shegas të Lushnjes. Viktima është identifikuar si Qemal Alla, thonë burimet për tvklan.al. Viktima ka qenë më parë kryeplak i fshatit Shegas.

Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.

Forca të shumta të policisë dhe FNSH kanë ngritur postblloqe për të kapur të vrasësin/it. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Recommended