RTV Ora – Selenicë, 47-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në pragun e shtëpisë

  • 5 years ago
#rtvora
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme (7 gusht) në Selenicë të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës, pranë shkollës 9-vjeçare, që ndodhet në hyrje të fshatit Resulaj.

Policia thotë se viktima quhet Nikolla Ikonomi, 47-vjeç dhe është qëlluar me armë tip pistoletë.

Viktima me dy emra

Po sipas policisë, viktima ka ndërruar emër dhe mbiemër dhe nga bashkëfshatarët njihej me emrin Laver Tozaj.

47-vjeçari është qëlluar me 3 plumba

Gazetari i RTV Ora Edi Ruçi raporton se Ikonomi është qëlluar me 3 plumba, një prej të cilave në kokë. Fillimisht ai u gjet i plagosur nga disa kalimtarë, të cilët e transportuan për në spitalin rajonal të Vlorës me një makinë private, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Hakmarrja, pista ku po heton policia

Pista që po heton policia është ajo e vrasjes për motive hakmarrje, për shkak edhe të kaluarës së viktimës.

Asnjë informacion për autorin, në aksion edhe RENEA

Nuk ka ende asnjë informacion për autorin e kësaj vrasje. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes për kapjen e autorit kanë shkuar edhe forcat Renea, te cilat në bashkëpunim me policinë e shtetit kane rrethuar vendin e ngjarjes dhe kane ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlore-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-selenice
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended